Moti i keq ,rrëshqitje dherash,bllokohet rruga e fshatit Golem

0
50

Rreshjet e shiut të 24 orëve të fundit kanë sjellë probleme në qarkun e Gjirokastrës.
Në rrugën e fshatit Golem,në disa segmente të saj është vështirësuar kalimi për shkak të rëshqitjes të masiveve të shkrifta të malit në të cilën është shtrirë kjo rrugë..Ndërsa burime prej bashkisë Gjirokastër bëjnë me dije se ditën e nesërme do të dërgohet një mjet në njësin administrative Picar për ndërhyrjen në aksin Kolonjë- Golem.Deri më tani banorët vazhdojnë të kenë vështirësi në aktivitetet e tyre ditore për shkak të gjendjes .Ndërkaq situata e rezervuareve dhe digat e tyre janë në monitorim.Situata paraqitet e qetë në njësitë e tjera administrative të qarkut.

Shkruaj nje koment