Moti i keq/ Rrëzohen disa pisha në aksin rrugor Këlcyrë-Tepelenë, ndërhyjnë Forcat Zjarrfikëse

Ashtu sikurse edhe u paralajmërua nga IGJEUM, moti i keq ka mbërthyer ditën e sotme të gjithë vendin.
Rreshjet e dendura të shiut dhe era e fortë kanë shkaktuar probleme edhe në qarkun e Gjirokatrës.
Pqr pasojë disa pisha janë rrëzuar duke bllokuar aksin rrugor Këlcyrë-Tepelenë gjë që ka sjellë probleme në qarkullimin e automjeteve.
Mësohet se Forcat e Shërbimit Zjarrfikës të Këlcyrës ndërhynë menjëherë dhe normalizuan situatën.
Pas punës së tyre, rruga u lirua dhe qarkullimi në këtë aks po vijon normalisht.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment