Brenda pak minutave në skaje të kundërta në Gjirokastër janë shënuar dy aksidente. Në afërsi të Viroit një automjet tip toyota për shkak të lagështirës ka humbur kontrollin duke u përplasur me mbrojtësen metalik. Ku ka patur vetëm dëme materiale. Ndërsa një tjetër aksident është shënuar në rrugën që lidh Sofratikën me Libohovën. Ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Për pasojë një prej tyre është përmbysur në kanal. Nga aksidenti ka mbetur i dëmtuar lehtë vetëm drejtuesi i fuoristradës që doli nga rruga, shtetasi me inicialet I.K. Ai është transportuar në spitalin e Gjirokastrës për ndihmë mjekësore. Mësohet se policia ka bërë shoqërimin e drejtuesit të makinës tjetër.