Moti i keq shkakton probleme në shkollën Naim Frashëri

0
56

Moti i keq i orëve të fundit ka shkaktuar probleme edhe në shkollën 9-vjeçare Naim Frashëri .Si pasojë e rreshjeve të dendura të shiut ,klasat janë mbushur me ujë i cili ka depërtuar prej dritareve ndonëse këto të fundit kanë qenë të mbyllura .Mungesa e investimeve në këtë shkollë bën që herë pas herë në sezonin e dimrit nxënësit e kësaj shkolle të rrinë në lagështi për zhvillimin e orëve mësimore .Vetë sanitaret e shkollës dhe stafi pedagogjik edhe gjatë ditës së sotme kanë ndërhyrë për pastrimin e ujërave dhe tharjen e ambienteve.

Shkruaj nje koment