Moti i keq,probleme me frutikulturën në Gjirokastër

0
45

Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë dëme në frutikulturë.
Më të prekur janë kultivuesit e shegëve në Gjirokastër ku shiu i ditëve të fundit ka sjellë pasoja të konsiderueshme në dëmtimin e frutit.Ka temperaturat e larta të ditëve më parë shegët kishin marr zhvillim më shpejt se normalisht por reshjet e shiut ,era dhe temperaturat kanë sjellë çarjen e tyre duke i çuar ato dëm.


“Kemi pas goxha dëmtime ,shegët u çanë nga shiu kurse rrushi u shkund nga era .Dëme janë për ne s kemi platancione të tëra me këto rrojmë.S ishim përgatitur për dimër kaq shpejt”-shprehet një kultivues .


“Ne mos na zëntë e keqja se vetë e pësojmë ,vetë e vuajmë ,shteti s’na ndihmon neve ,ne që jemi dhe këtej poshtë nga jugu ,s ‘na i varin fare .Bëri stuhi muaj më parë më prishi bajamet,lajthitë e ullinjtë.Mos më kompensoi qeveria a ministria dëmin ? Jo asnjë qindarkë ,lekët i hedhë nga xhepi e çdo shërbim tjetër.Asnjë tjetër as drejtori as ministri s’të ndihmon.”- thotë një tjetër fermerë.


Gjirokastra ditët e fundit është prekur nga një mot i paqëndrueshëm me erë dhe reshje shiu ku sipas meterologëve kjo situatë do vazhdojë përgjatë gjithë muajit Tetor.Reshjet dhe stuhitë e befasishme ,kapriçot e motit gjithmonë shkaktojnë dëme të mëdha sidomos në bujqësi.

Shkruaj nje koment