Moti i ngrohtë do të na shoqërojë edhe këtë javë

Kjo javë do të karakterizohet me mot shumë të ngrohtë, kryesisht të kthjellët dhe me diell, si rrjedhojë e fushave të presionit të lartë që po shtrihen nga rajoni ynë, përderisa nga Mesdheu po depërtojnë masa të ngrohta ajrore që do të mbajnë temperaturat mbi vlera mesatare. Në vise të ulëta, për shkak të inversionit termik dhe qarkullimit jo të mjaftueshëm ajror, do të krijohen kushte për mjegull orëve të mëngjesit. Temperaturat minimale do të luhaten nga 8 deri në 10 gradë celsius, e maksimalet nga 24 deri në 26 gradë celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga kryesisht nga krahu jugor 1-3m/s. Shtypja atmosferike pasi është rritur lartë mbi vlera normale, gradualisht do të fillojë të zbres afër këtyre vlerave.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment