
Drejtoria e Përgjithshme Detare u ka bërë thirrje të gjitha subjektet që ushtrojnë veprimtari në këtë fushë për të marrë masat për sigurimin e mjeteve në port.
Kjo vjen në bazë të parashikimit të situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar përgjatë bregdetit Shqiptar mes datave 25-26 shkurt. Duke filluar nga sot në orën 22:00 di kemi përkeqësim të motit ku era do jetë me drejtimin Jug-Juglindje dhe me shpejtësi 30-25 m/s dhe lartësi dallge 2.5 deri në 3.5 metra.
Pritet një rritje e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.