MSH publikon urdhrin për vitin e ri shkollor: Certifikatë vaksinimi, test i përjavshëm; çfarë parashikon për studentët

0
204

Në kuadër të nisjes së vitit të ri akademik, Ministria e Shëndetësisë ka publikuar urdhrin e ri drejtuar të gjitha institucioneve arsimore për masat që duhet të marrin ndaj studentëve dhe pedagogëve.

Në bazë të urdhrit që MSH papublikuar, çdo pedagog apo student duhet të depozitojë në vendin e punës (pedagogët) dhe pranë çdo IAL-je përkatëse (student) certifikatën e vaksinimit.

Në të kundërt do të duhet të paraqesin çdo javë test të Covid-19. Për studentët të cilët nuk e kanë një të tillë e as certifikatë vaksinimi, do të shihet mundësia e mësimit alternativ.

Përjashtim nga urdhri, bëjnë vetëm ata persona që kanë marrë një vërtetim nga mjeku se nuk mund të kryejnë vaksinën.

MSH publikon urdhrin për vitin e ri shkollor: Certifikatë vaksinimi,

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here