Muaji Prill, aksion kombëtar për pastrimin e mjedisit

0
172

Nga 16 deri në 22 prill do të jetë ajo që quhet “Java e tokës”. Në këtë kuadër Prefektura Gjirokastër do të jetë pjesë e aksionit kombëtar për pastrimin e mjedisit.

Takimi i zhvilluar ditën e sotme në Prefekturën Gjirokastër  me pjesëmarrjen e Organit Këshillues të Prefektit që përfshinte të gjithë kryetarët e bashkive të qarkut, Inspektoriatin e Mjedisit dhe insitucioneve të tjera, kishte në fokus mënyrën e organizimit të aksionit.

Gjatë takimit, të pranishmit shtruan problematikat në lidhje me menaxhimin e mbetjeve ku më kryesorja mbetet mungesa e vendgrumbullimit të mbeturinave për bashkitë e qarkut dhe mungesa e ndërgjegjësimit të komunitetit.

Sipas prefektit Astrit Aliaj ky aksion synon sensibilizimin e qytetarëve për mbetjet.

Plani i aksionit i përgatitur nga prefektura Gjirokastër përfshin pastrimin e 20 segmenteve lumore, ndërsa ka si qëllim kryesor identifikimin e ndotësve të lumenjve dhe shmangien e tyre.

Segmentet lumore ku do të kryhet ndërhyrja për pastrimin e tyre do të jenë: Vjosa, Bënça, Dishnica, Drino, Lumi I thatë dhe Kseria.

Shkruaj nje koment