Mungesa e ngrohjes në shkolla, shkurtoi sot orët e mësimit

Moti i keq me dëborë dhe temperatura të ulëta, ka sjellë edhe shkurtimin e orëve të mësimit në sistemin parauniversitar në Gjirokastër. Nxënësit kanë dalë nga klasat në orën 11:00 ndërkohë që kopshtet dhe cerdhet kanë funksionuar jo me kapacitet të plotë si pasojë e motit të keq. Mungesa e ngrohjes nëpër klasa ka qenë arsyeja kryesore e shkurtimit të orëve mësimore sot, ndërkohë që edhe frekuenca e nxënësve në shkolla, ishte e ulët. Ministria e Arsimit, dy herë e pati shtyrë rifillimin e mësimit këtë vit, për shkak të situatës gripale në vend, ndërkohë që sot u provua se arsyeja është mungesa e ngrohjes nëpër shkolla.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment