Mungesa e vendparkimit shqetesim per turistet ne Ujin e Ftohte Tepelene

0
318

Uji i ftohtë në Tepelenë është një nga zonat me atraktive me peisazhin piktoresk dhe burimin që të fal qetësi dhe freski në këto ditë të nxehta . Kush udhëton drejt jugut të Shqipërisë nuk mund të mos ndalojë tek ky burim . Në këtë zonë ka 4 lokale ndërsa të shumtë janë shitësit ambulantë që tregtojnë bimë medicinale , mjalt apo peshk të freskët . Sipas tyre ky sezon turistik duket premtues por një problem i mbartur nder vite per ta eshte parkimi në këtë hapësirë. Ata thonë se duhet të jepet një zgjidhje pasi shumë prej vizitorëve për shkak të pamundësisë për të gjetur nje vend parkimi largohen të zhgënjyer pa mundur të shijojnë vendin.
Lidhur me këtë, përgjegjësi i turizmit pranë bashkisë së Tepelenës Aleksandër Toti pohon se ky është një problem i vjetër që po mundohen ti japin një zgjidhje .
Për turistët investimet duhet të mos mungojnë në çdo kohë në të tilla zona .
Uji i Ftohtë është një mrekulli e natyrës që i rrit edhe më tepër vlerat qytetit të Tepelenës dhe mundësitë për të zhvilluar një turizëm të mirëfilltë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here