Muzika e larte , kaos ne pazarin e Gjirokastres, ankohen qytetaret

0
115

Te shumta jane ankesat nga qytetaret ne pazarin e Gjirokastres kjo per shkak te muzikes se larte qe vendoset nga disa lokale qe operojne duke u kthyer ne nje problem madhor edhe per bizneset e tjera apo banoret perreth. Ky shqetesim eshte ngritur edhe nga aktivisti Emin Kokalari ne emer te shume qytetarve qe e ndjejne njesoj kete problem.

Statusi si meposhte:

🔔 PROBLEM DHE DEBAT PUBLIK RRETH MENAXHIMIT DHE MBARËVAJTJES SË PAZARIT.

⚠️ Ju lutem, lexojeni me vëmendje pasi është problem komunitar e kolektiv për të cilin më kanë shkruar shumë banorë dhe ka të bëjë me diçka vërtet serioze!

📢 Besoj se të gjithë e dini apo dëgjuar kaosin e shkaktuar nga muzika e lartë gjatë mbasdites dhe natës nëpër shumë lokale(të shfazuara nga njëra-tjetra) duke shkaktuar zhurmë në të gjithë vendin, ndotje akustike, shqetësim, dëmtim të bizneseve të tjera rreth tyre etj.

📃 Justifikimi i këtyre lokaleve ka qënë thjesht çështja e orarit të vendosur nga shteti(jo ekzistent) se muzika është e lejuar deri në orën 23:30 apo 24:00(me sa di unë).

⛔ Por kjo është totalisht e pajustifikueshme dhe gabim shumë i rëndë i institucioneve që duhet të merren me rregullimin e kësaj situate dhe mbarëvajtjes së barabartë të të gjithë bizneseve që operojnë aty, sepse s’do të thotë se meqenëse muzika lejohet deri në atë orë, kushdo mund të bëjë çfarë të dojë, pa asnjë rregull! Do thoni ju pse?!

1️⃣ E para njëherë që aty rreth e rrotull operojnë një sërë biznesesh të tjera, shumë hotele, restorante familjare madje gjithashtu banojnë dhe njerëz e familje vendase.

Në bizneset rreth e rrotull është e pamundur të merresh vesh me njerëzit që mund të vijnë brenda për të blerë apo parë dicka sepse zhurma dhe muzika e lartë nuk ta lejon këtë gjë.

Në restorantet e thjeshta apo ato familjare nuk ha dot ushqim nga zhurma dhe bezdisja e shkaktuar nga këto club-e duke shkaktuar shpesh herë vlerësime me notë negative nga eksperienca e këtyre turistëve apo klientëve të ndryshëm, rrjedhimisht duke dëmtuar imazhin e vetë restorantit.

Në hotele shumë turistët kanë qënë të pa kënaqur gjithashtu nga zhurma gjate orëve të natës dhe shpesh herë ka patur vlerësime negative dhe për këto biznese.

Familjet që jetojnë rreth zonës së pazarit janë të detyruar që gjumin ta bëjnë me orar(kur të fiket muzika), me detyrim, pasi është e pamundur të gjesh qetësi në atë miks zhurmash.

Po ata që kanë të sëmurë si do ja bëjnë?
Po ata që kanë fëmijë si do ja bëjnë?
Po ata që janë të lodhur nga puna si do ja bëjnë?
Po ata që janë pleq si do ja bëjnë?
Po ata të tjerët si do ja bëjnë?

Po pse kur të duan këta(të muzikës) do qetësohen bota?

2️⃣ E dyta është që nuk ekziston asnje lloj rregulli për çështjen e bllokimit të rrugëve me DJ të ndryshëm nëpër gjithe pazarin.

Por si mund të dal unë përshëmbull në rrugë meqë kam lokalin tim përballë dhe të ftoj një DJ apo bandë muzikore ditë për ditë se kështu dua unë!

Nuk po them të mos bëhen “festa në rrugë” por s’mund t’a bësh këtë gjë ditë për ditë plus që sigurisht duhet të marrësh leje të posaçme!

3️⃣ E treta është që po mirë, nëse do të bënim të gjithë kështu siç na do qejfi me muzikën deri në orën 23:00 apo 24:00(pak rëndësi ka) çfarë do të ndodhte?

Sepse në dorë e ka kushdo që për shembull, meqënëse nuk punon dot dhe i dëmtohet puna nga zhurma e gjitonëve, të blejë vetë apo të marri me qera ca bokse më të forta nga gjitoni, t’i drejtojë nga ai dhe të çojë muzikën deri në kupë të qiellit inatçe për të “zhurmuar” muzikën e tjetrit.

Madje jo pak herë kanë ndodhur “gara” me njëri-tjetrin ndërmjet club-eve se kush e çon më shumë muzikën!

Po ç’faj të ka tjetri mo vlla? Ç’faj ka familjari? Ç’faj ka plaku? Ç’faj ka bebja? Ç’faj kanë të tjerë e të tjerë që i kam permendur edhe më lartë.

🚨 Gjëndja është alarmante dhe do një zgjidhje sa më të shpejtë pasi pothuajse jemi në çeljen e sezonit turistik për këtë vit dhe s’mund të vazhdojë një gjëndje e tillë kaosi përsëri!

🏬 Bizneset duhet t’a ngrënë këtë problem sa më parë në institucionet përkatëse (si bashkia, këshilli bashkiak, etj.) për të gjetur një gjuhë të përbashkët dhe për t’i dhënë një zgjidhje qytetare këtij problemi duke garantuar barazinë për ç’do biznes që operon aty dhe qetësinë e kërkuar nga të tjerët.

✅ Si zgjidhet?

  1. Atëherë mund të zgjidhet duke përcaktuar një ditë fikse gjatë javës për të lejuar “festat” me muzikë të tillë, përshëmbull vetëm të premteve dhe të shtunave(po them kot), plus që edhe gjatë këtyre ditëve të përcaktohet dhe orari dhe rradha e kujt club-i i bie. Sepse nëse nuk përcaktohen këto, përsëri futemi ne kaos total 2 herë në javë sipas variantit tim.
    Me këtë mënyrë dhe njerëzit përgatiten për vete por madje përgatitin dhe klientin duke e bërë me dije rreth ndodhive “jo normale” që mund të ndodhin gjatë këtyre ditëve të përcaktuara.
  2. Mund të zgjidhet duke përcaktuar një grup të posaçëm (polici bashkiake, polici rendi apo ku e di unë) për të matur muzikën e lokaleve herë pas here duke zbatuar nje tavan për maksimumin e volumit(të matur me dBm) për të cilin kanë rënë dakord grupi i dëmtuar i njerëzve në bashkëpunim me institucionet përkatëse, apo specialistë të fushës duke zbatuar standartet europiane. Në rast shkeljeje, pse jo, të aplikohen dhe gjoba apo masa të ndryshme administrative.

☑️ Mund të ketë dhe plot zgjidhje të tjera, por unë dhe kaq sa shkruajta për ju(që qaheni), shkruajta shumë sepse në fakt jeni ju që dëmtoheni nga ky problem që duhet të mblidheni dhe ta diskutoni për t’i dhënë zgjidhje të menjëhershme nëpërmjet bashkisë apo institucioneve të tjera përkatëse!

📣 Dhe nëse ju zvarrisin duke mos e zgjidhur problemin, jeni përsëri ju që duhet t’i degjeneroni publikisht duke publikuar paaftësinë e tyre në rast se!

PËR TA MBYLLUR:

Mora shkas për shkrimin e këtij postimi për arsye se kam patur shumë dhe shumë njerëz që më kanë kërkuar ndihmë për ta ngritur publikisht si shqetësim për një grup te madh njerëzish, biznesesh etj. të cilët janë shumë të shqetësuar rreth këtij problemi kolektiv, pasi e kanë pothuajse të pamundur t’a shprehin vetë personalisht këtë situatë nga frika e hakmarrjes së institucioneve shtetërore dhe personale(ndaj këtyre të fortëve).

Unë për vete nuk kam për të folur më për këtë gjë por do të sigurohem që të dëgjohet sa më shumë si problem! Nuk do flas më sepse ju takon ju të kërkoni të drejtën tuaj vetë! Unë e bëra timen, nëse ju vazhdoni përsëri, kaq e keni pak 😊.

Shpërndajeni këtë postim për të ndihmuar dhe ju në popullaritetin e tij!

🐦 Liri e popullit! 🐦

Shkruaj nje koment