MV pranoi propozimin francez, reagon DASH: Tani të punohet për hapat e ardhshëm

0
141

Përmes një deklaratë për shtyp të publikuar nga faqja e DASH, Antony Blinken thotë se ky vendim vjen në një moment kritik për Maqedoninë e Veriut, Ballkanin Perëndimor por edhe për të gjithë Europën.

Sipas tij, një BE që përfshin të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, do jetë më i fortë dhe më i begatë. Blinken thotë se pas këtij vendimi, tani është koha për të punuar për hapat e mëtejshëm.

Deklarata e plotë e sekretarit Antony Blinken:

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mirëpresin vendimin e parlamentit të Maqedonisë së Veriut për të ndërmarrë hapat e ardhshëm në rrugën e anëtarësimit në BE. Ne i njohim kompromiset e vështira të konsideruara në këtë propozim, i cili njeh dhe respekton identitetin kulturor të Maqedonisë së Veriut dhe gjuhën maqedonase. Ky vendim vjen në një moment kritik për Maqedoninë e Veriut, Ballkanin Perëndimor dhe Evropën. Një Bashkimi Evropian që përfshin të gjithë Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, do të jetë më i fortë dhe më i begatë. Tani është koha për të punuar në hapat e ardhshëm.

Shkruaj nje koment