“Na ka ngelur sharra në gozhdë”, Rama shfryn ndaj SPAK-ut: Sportel për pazare

0
160

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish Prokurorinë e Posaçme. Nga Kuvendi Rama e quajti SPAK-un një sportel që funksionon për të rritur pazare.

Në sulmin ndaj SPAK, Rama nuk kurseu as opozitën të cilën e etiketoi si “Parti e Lekut”

“Na ka ngelur sharra në gozhdë me Prokurorinë e famshme të Tiranës që ka funksionuar si sportel për të rritur pazarin duke mbyllur çështjet që Drejtoritë tona i çojnë për ndjekje penale. Denoncimet tona ua janë dhënë Partisë së lekut e cila fillojë të bëjë gjithë ato që bëri duke u hedhur hi dhe baltë shqiptarëve”, tha Rama.

Më herët, kryeministri u përfshi në një debat të ashpër me deputetët demokratë, fill pasi Kuvendi pranoi kërkesën për të kaluar me procedurë të përshpejtuar projektligjin për Portin e Durrësit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here