Nafta me çmim rekord/ Me çfarë keni ardhur në punë sot? Si justifikohet Arben Ahmetaj

0
190

Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj u pyet nga gazetarët se me çfarë kishte shkuar në punë, pas rritjes së çmimit të naftës në nivele rekord.

Ai iu shmang përgjigjes, duke thënë se kriza është globale dhe e ka zanafillën te lufta në Ukrainë. Inflacioni në maj arriti në nivel rekord, ndërsa Ahmetaj “u justifikua” se është më i ulëti në Rajon.

“Nëse keni interes çfarë bëjnë qytetarë, dua të ndaj me ju se qeveria ka menduar para disa muajve për ato pakte se sot janë publike dhe ne funksion, Shqipëria e ka inflacionin 6.2% dhe kjo ka të bëjë me mbështetjen që ka dhënë qeveria, për mbështetjen e të ardhurave. Ju ftoj ta shikoni gjithë statistikat në rajon Shqipëria është 6.2 më e ulëta në rajon.

Është një krizë globale që e ka gjenezën në Ukrainë. Globalisht diskutimi është sit ë sigurohen rrugët e furnizimit. Po në këtë fazë ku gjithë kriza ndërkombëtare e energjisë e preson tregun, ne jemi treg i hapur dhe prekemi nga ajo krizë. Është një krizë që nuk i dihet fundi. Qeveria është e përgatitur që hap pas hapi të marri masat e duhura. Jemi të përgatitur që buxheti i shtetit të përballojë të gjitha detyrimet që ka. Me pensionet, me paketat sociale ne do të vazhdojmë t’i angazhojmë të gjitha politikat sociale”, tha Ahmetaj.

Shkruaj nje koment