Naftëtarët protestojnë përpara drejtorisë “Albpetrol”.

0
180

Punëtorë dhe ish-punëtorë të kompanisë “Albetrol” kanë zgjedhur 5 majin të protestojnë.

Grumbullimi përpara “Albetrol” i ngjan një proteste spontane pasi nuk ka organizator. Disa kanë ardhur për tu ankuar për paga të pa marra dhe shumë të tjerë për t’u ankuar pranë drejtuesëve për shkurtimin nga puna. Jo të paktë janë dhe punëtorët të cilët refuzojnë uljen e nivelit të pagave në kohën e pandemisë.

Pak ditë më parë portali publikoi listën e shkurtimeve masive në këtë kompani. Kjo masë ekstreme ka shtuar reagimin e punonjësve të cilët kërkojnë dhe sot “statusin” e tyre në vijim.

Dy javë më parë drejtoresha e “Albetrol”u shkarkua nga detyra për motive që nuk u bënë publike. Aktualisht një tjetër drejtor është emëruar por deri tani nuk e njeh as zyra as punëtorët.Kjo kompani ka ndërruar 6 drejtorë në harkun e 4 viteve duke njohur vetëm rrënim e përkeqësim të situatës. Me mijra punëtorë janë hedhur në rrugë të madhe ndërsa drejtorët e emëruar kryesisht nga Tirana kanë ardhur dhe kanë ikur sipas urdhërve të Partisë!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here