Naftëtaret: Rama të na jap paratë, dalim sot nga greva

0
194

Gratë naftëtare kanë pohuar se janë gati të dalin nga greva e urisë, me kushtin për të dialoguar me Kryeministrin Rama.
Në ditën e 25-të të grevës, naftëtaret i janë përgjigjur thirrjes së Kryeministrit për të dalë nga greva e për të biseduar.
Megjithatë ato janë shprehur se nëse edhe pas dialogut kërkesat e tyre nuk do të plotësohen, do të rikthehen sërish në grevë.
“Unë e kam kërkuar zgjidhjen tek Kryeministri, ai është i madhi. Sakrifikova t’u coj bukë fëmijëve. Atë po kërkojmë. Të vijnë nga qeveria të bisedojmë, të dialogojmë. Nuk po i kërkoj njeriu lëmoshë, por këkroj djersën time”, tha Dhurata, njëra prej naftëtareve.
Naftëtarët kërkojnë nga qeveria pagesat e prapambetura nga puna në rafineri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here