Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano dhe pas tij kryetari i PD, Sali Berisha ishin të parët zyrtarë që trokitën në derën e familjes Avdia, një ditë pasi ajo përcolli për në banesën e fundit vajzën 7-vjecare, e cila humbi jetën në plazhin e Potamit. Si Nano dhe Berisha thanë se ndodheshin aty si prindër dhe qytetarë.
Ndërkohë kujtojmë se në orën 19:00 është thirrur edhe një protestë përballë Ministrisë së Brendshme.