Narcizmi i Rames: Jam kryeministri me i mire, i pashoq!

0
147

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer lavdet vetes, ndërsa mbajti një fjalim të gjatë në edicionin e 23-të “Symi Sumposium” të organizuar në Athinë nga ish-kryeministri grek, George Papandreou.

Rama tha se ndihet kryeministri më i mirë mes piktorëve dhe piktori më i mirë mes kryeministrave.

“Faleminderit që më përmende për atë që jam. Jam kryeministri më i mirë mes piktorëve dhe piktori më i mirë mes kryeministrave. Këtu jam i pashoq. Nuk ka askush që më sfidon këtu, Xhorxh Bushi u përpoq, por nuk ia doli dot sfidës. Ne në Ballkan kemi nevojë të themi që ne jemi më të mirët në botë për diçka”, ka thënë Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here