Natalie Portman, pas divorcit nga Benjamin Millepied, merr një vendim radikal

0
99

Pas trembëdhjetë vitesh dashuri, çifti i ka dhënë fund historisë së tyre… Më 7 gusht 2023, pas javësh thashetheme, Us Weekly njoftoi se Natalie Portman dhe Benjamin Millepied ishin në proces divorci. Sipas revistës Voici,arsyeja e divorcit është se koreografi kishte një marrëdhënie jashtë martesore me Camille Etienne, një aktiviste mjedisore 25-vjeçare. Një burim i afërt me çiftin i tha People se, “Ai është i ndërgjegjshëm që bëri një gabim të madh dhe po bën gjithçka që mundet që Natalie ta falë, dhe ta mbajnë familjen e tyre të bashkuar“. Por Natalie, është jashtëzakonisht e mbyllur, dhe nuk ka ndërmend të flasë për këtë çështje në media.

Prioriteti i saj më i madh në këto kohë, është të mbrojë fëmijët dhe privatësinë e tyre.Nëse aktorja 42-vjeçare nuk ka folur për këtë temë duke u treguar diskrete javët e fundit, është se ajo ka marrë një vendim radikal. Ashtu si yjet e tjerë të kinemasë, Natalie Portman, nuk do të marrë pjesë në edicionin e 49-të të Festivalit Amerikan të Filmit në Deauville, që do të mbahet nga e premtja më 1 shtator deri të dielën më 10 shtator të këtij viti.

Në të vërtetë, në mes të një greve që ka përfshirë Hollywood, artistëve u ndalohet çdo formë promovimi. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, organizatorët e Festivalit kanë thanë se: “Peter Dinklage dhe Natalie Portman kanë anuluar pjesëmarrjen e tyre në festival, ashtu si Jude Law dhe Joseph Gordon-Levitt, të cilët, duhet të kishin ardhur për të marrë një nderim të veçantë. Megjithatë, pavarësisht këtyre anulimeve, ne do ta mbajmë programin dhe ceremonitë edhe për nder të tyre”.

Shkruaj nje koment