NATO fton zyrtarisht Suedinë dhe Finlandën që t’i bashkohen aleancës

0
216

NATO ka ftuar Suedinë dhe Finlandën të bëhen anëtarë të aleancës ushtarake, thuhet në një komunikatë të botuar nga samiti i NATO-s në Madrid të mërkurën.

“Aderimi i Finlandës dhe Suedisë do t’i bëjë aleatët më të sigurt, NATO-n më të fortë dhe zonën euro-atlantike më të sigurt,” thuhej në komunikatë.

Aleanca premtoi ndihmë të mëtejshme për Kievin dhe ra dakord për një paketë mbështetjeje që synon modernizimin e sektorit të mbrojtjes së vendit.

Në të njëjtën kohë, NATO vendosi të forcojë ndjeshëm parandalimin dhe mbrojtjen e saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here