NATO në alarm: Shqipëria në rrezik për pasiguri

Shqipëria, vend anëtar i NATO-s, po shndërrohet në rrezik për sigurinë Gazeta konservatore gjermane kritikon ashpër Edi Ramën: premtimet e tij për reforma dhe luftë kundër krimit e korrupsionit janë vetëm fjalë boshe. Në Europë Shqipëria zë vendin e parë në prodhimin e kanabisit.

Si rrallëherë më parë «Frankfurter Allgemeine Zeitung» (FAZ) ka atakuar qeverinë e prirë nga Partia Socialiste në Tiranë. Gazeta e afërt me kabinetin e kancelares Angela Merkel shkruan në numrin e se enjtes mbi krizën politike që ka përfshirë Shqipërinë, duke kritikuar në radhë të parë kryeministrin Edi Rama për premtime boshe. «I mbështetur në një shumicë solide në parlament, Rama premtoi se do të kujdeset për sistem transparent, për zbatim të reformave radikale, sidomos në drejtësi, dhe për zhvillimin e një lufte të vendosur kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në fund të mandatit të tij nga kjo kanë mbetur vetëm fjalët boshe. Shqipëria prin në Europë me prodhimin e kanabisit. Pavarësisht disa operacioneve spektakulare të policisë, me ç’rast janë djegur plantacione me kanabis, fushat e mbjella janë shtuar dhe po shfrytëzohen edhe më intensivisht, mes tjerash me farën e bimëve vietnameze, të cilat rriten shpejt. Me prodhimin e hashashit rritet edhe ndikimi i baronëve të drogës, të cilët kanë mjaft para për të korruptuar politikanë, gjykatës dhe policë. Shqipëria, vend anëtar i NATO-s, po shndërrohet në rrezik për sigurinë». «Frankfurter Allgemeine Zeitung» shpreh shqetësim mbi thellimin dhe ashpërsimin e krizës politike në Shqipëri pas dështimit të eurodeputetit gjerman David McAllister që të ndërmjetësojë mes qeverisë dhe opozitës. Partia Demokratike (PD), sipas FAZ, po kërkon largimin nga pushteti të kryeministrit Rama dhe krijimin e një qeverie të përkohshme, e cila do të përgatiste zgjedhje të ndershme parlamentare. Këtë kërkesë e ka refuzuar Partia Socialiste (PS). Opozita është duke e bojkotuar parlamentin tashmë dy muaj.

Burimi/Syri.net/Dialogplus

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment