Ndahet nga jeta atdhetari Muharrem Xhaferi

Sot në mëngjes, në Toronto, Kanada u nda nga jeta, atdhetari i shquar Muharrem Hasan Xhaferi.
Ai luajti një rol të rëndesishëm për riorganizimin e Partisë Ballit Kombëtar në Shqipëri, e cila në fund të viteve 90 numëronte mbi 75000 anëtarë të regjistruar, një arritje e tillë tronditi tëre politikën shqiptare të kohës, e për pasojë Muharremi u përball me agjentë të regjimit neokomunist disa herë.
Në Nëntor të vitit 2000,ai i bashkohet fëmijëve të tij në Kanada.
Muharremi nuk e ndali aktivitetin e tij në shërbim të çeshtjes kombëtare, rreth tij u bashkuan me qindra bashkëatdhetarë që jetonin në Kanada dhe sebashku organizuan aktivitete të rëndësishme, me synim prezantimin e çeshtjes Kosovës pranë Qeverisë Kanadeze, hapjen e shkollave shqipe etj.
Si Kryetar i Komunitetit Shqiptar në Kanada, ai arriti të kishte kontakte të drejtëpërdrejta me Qeverinë e Provincës së Ontarios dhe personalisht me Kryeministrin e saj.
Nga viti 2004 e në vazhdim ai rikthehet në atdhun që i mungonte shumë. Në vitin 2005 ai shkon në vendlindjen e tij, Picarin e Gjirokastrës ku rindertoj shtëpinë e babait të tij të shquar Hasan Xhaferi, i cili ra heroikisht në betejën kundër italianëve në 14 Shtator 1943, në Gerhot Gjirokastër, sëbashku me Hysni Lepenicën dhe 34 luftëtarë të tjere.
Sot shtëpia qëndron si një kështjellë madheshtore, ku përmes saj Muharremi do të vazhdojë të komunikojë me të gjithë bashkëatdhetarët kudo që janë në botë duke dhënë mesazhin se“ Atdheu është mbi gjithëshka, ai duhet mbajtur, ruajtur, zbukuruar, si mënyra e vetme për të përmbushur amanetin e atyre që u sakrifikuan për këtë tokë”.
Muharrem Xhaferi është jo vetëm bashkëudhëtar me mua gjatë ndryshimeve të mëdha që nisën mbi 30 vjet më parë, por fati e deshi që miqësinë tonë ta shtonim më shumë.
Largimi i Tij sot pikëllon shumë fëmijët e mi që janë mbesat dhe nipi i Tij, vajzën e vetme, Silvanën, djemtë: Albertin, Luanin, Fatosin sebashku me femijet nuset e tyre, zonjën e tij të paepurën Sefire, vëllain, nipat dhe mbesat nga vëllezërit, motrat e tij, miqtë e tij të shumtë.
Muharremi ishte një besimtar bektashi i devotshëm. Emërin e tij e thirri për herë të parë Baba Rexhepi i Teqes Detroid, një nga atdhetarët më të shquar të kombit tonë. Muharremi mbajti lidhje të ngushta me Baba Rexhepin, Kryegjyshatën më Tiranë dhe personalisht me Baba Reshatin, Baba Mondin, Sekretarin Syrja Çela, teqet në Gjirokastër e kudo.
Muharremi do të pushojë përjetësisht në atdhe, ky ishte amaneti i fundit nga të shumtët që ai la.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment