Ndahet nga jeta dirigjenti i njohur shkodran, Kujtim Alija

 

Ndahet nga jeta muzikanti i shquar Kujtim Alija. Dirigjenti i njohur shkodran, organizator për shumë vite i festivalit mbarëkombëtar të fëmijëve si dhe drejtues i qendrës kulturore të fëmijëve në Shkodër.

Kohët e fundit vuante nga një sëmundje e rëndë e cila i mori jetën. Kujtim Alija mban titullin “Mjeshtër i Madh”.

Lajmin e ka bërë me dije përmes një postimi në Facebook, Voltana Ademi e cila shkruan se ndarja e tij nga jeta është një humbje e madhe për artin dhe kulturën shqiptare.

Dita e sotme ka nisur me një lajm shumë të trishtë. Mjeshtri i Madh Kujtim Alija është ndarë nga jeta. Një humbje e jashtëzakonshme për artin e kulturën shqiptare, për Shkodrën dhe Shqipërinë. Nuk gjej fjalë për të përshkruar këtë ikje shumë të parakohshme të mësuesit tim, të mësuesit të të gjithë fëmijëve, të mjeshtrit të madh Profesor Kujtim Alija. Pushofsh në paqe Mjeshtër i Madh, ngushëllime familjes Alija për këtë humbje shumë të madhe.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment