Ndahet nga jeta poeti nga Tepelena Petrit Ruka

Petrit Ruka, poeti dhe kineasti i njohur nga qyteti i Tepelenës është ndarë nga jeta sot në moshën 67-vjeçare, për shkak të një sëmundjeje në zemër.

Petrit Ruka ka lindur në Tepelenë më 21 gusht të vitit 1954. Ai ka kryer studimet e larta për Gjuhë Letërsi Shqipe dhe studimet pasunuversitare pёr dramaturgji filmike, Akademia e Arteve të Bukura në Tiranё në vitet 1985-1986.

Ai ka qenë edhe skenarist dhe regjisor në Kinostudion “Shqipёria e Re” dhe Alba Film Studio në vitet 1986-1996. Në vitin 2000 u bë Drejtor nё Teatrin Kombëtar të Fëmijëve, ndërsa nga viti 2000 deri në vitin 2005 qëndroi Kryetar i Qëndrës Kombëtare Kinematografike Shqiptare 2000 – 2005.

Ka realizuar me shume se 30 vepra kinematografike si skenarist dhe regjisor.

Ruka është nderuar me titullin e lartë “Nderi i Kombit”.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment