Ndahet nga jeta profesori, Kosta Makariadhi

0
74

Lajm i hidhur. Eshtë ndarë nga jeta Kosta Makariadhi, një nga intelektualët më në zë të minoritetit,që gjithë jetën ia kushtoi zhvillimit të arsimit duke punuar si mësues matematike në shkollën e mesme “A. Zeneli” të qytetit të Gjirokastrës, pedagog në ILP Gjorokastër, punonjës shkencor në ndërmarjet e qytetit dhe pas viteve 90-të u mor me politikë në funksion të mbrojtjes së të drejtave të minoritetit si deputet i PBDNJ. Dhe kur doli në pension jeta e tij qe aktive në përpunimin e fjalorit të matematikës në gjuhën greke e më tej. Ndarja nga jeta e Kostës është humbje për familjen, miqtë dhe minoritetin grek. Ngushëllime familjes. Qoftë i pa harruar kujtimi i tij!- shkruan ne faqen e tij në facebook miku i tij Jorgo Buka.

Shkruaj nje koment