Ndahet nga jeta skulptori gjirokastrit Stefan Papamihali, krijuesi i Obeliskut

0
576

Ndahet nga jeta skulptori i njohur gjirokastrit Stefan Papamihali.

Ai ndërroi jetë në moshën 72 vjecare një ditë më parë gjatë një operacioni mjaft delikat në venat koronare në një prej spitaleve të kryeqytetit.
Skulptori Stefan Papamihali, ka lindur në vitin 1945 në Gjirokastër. Ka qënë pjesëmarrës në të gjitha ekspozitat e celura në Galerinë Kombëtare të Arteve Figurative dhe ato në Gjirokastër. Është autor i mjaft veprave kryesisht bazorelieve dhe monumente të skalitura në gur të frymëzuara nga historia, jeta e personaliteteve historike, natyra e qytetit të gurtë etj.

Veprat e skulptorit Stefan Papamihali, kanë lënë gjurmë të prekshme për gjirokastritët dhe vizitorët e qytetit tone ku vecohet Obelisku pranë shkollës së parë shqipe në Pazarin Karakteristik, si dhe Partizani i Panjohur në hyrje tek Ura e Nanxës.
Ikja e papritur e skulptorit të talentuar Stefan Papamihali është një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme jo vetëm për Gjirokastrën, por për vetë artet figurative dhe vecanërisht skulpturën në Shqipëri.

Stafi i Jugunews.net i shpreh ngushëllimet familjarëve të skuptorit Papamihali.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here