Ndarja nga jeta e ish-senatorit Bob Dole, Basha mesazh ngushëllimi: Ka qëndruar pranë në çastet më vendimtare për kombi

0
129

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shpërndarë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta, të atij që ai e cilëson mikun e madh të shqiptarëve, senatorit Bob Dole.

Në një postim në Twitter, Basha shkruan se senatori Dole i ka qëndruar pranë kombit shqiptar në çastet më vendimtare dhe hapat më të rëndësishëm. Sipas kreut të PD, mbështetja e tij ka qenë një bekim i pazëvendësueshëm.

“Me trishtim mora lajmin për ndarjen nga jeta të Bob Dole, mik i madh i shqiptarëve, që na ka qëndruar pranë në çastet më vendimtare dhe hapat më të rëndësishëm të kombit tonë. Senatori Bob Dole ishte një nga zërat më të fortë dhe përcaktues në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve. Nga çlirimi dhe pavarësimi i Kosovës, tek sprovat e rrugës Euro-Atlantike të Shqipërisë dhe Kosovës, mbështetja e tij ishte një bekim i pazëvendësueshëm për kombin tonë.

Kam akoma të freskët bisedën e fundit me Senatorin Dole, javë përpara zgjedhjeve, këshillat, urimet dhe dëshirat e tij për Shqipërinë dhe Kosovën. Mirënjohje të përjetshme për këtë kolos të demokracisë amerikane! Lutjet dhe mendimet e mija shkojnë për familjen e Senatorit Dole, bashkëpunëtorët dhe kolegët e tij dhe kombin mik amerikan” – shkruan Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here