Ndarja nga jeta e Nishanit, Alibeaj: Shqipëria humbi një njeri të paqtë, dhe një shtetar të urtë

0
177

Enkelejd Alibeaj ka shprehur mesazh ngushëllimi për vdekjen e ish-presidentit Bujar Nishani.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Alibeaj shprehet se kontributet e Nishanit në ndërtimin e shtetit shqiptar shënuan hapa pozitivë në çdo detyrë publike që iu besuar.

Enkelejd Alibeaj: Lajm i trishtë, për familjen, miqtë dhe kolegët, ai i ndarjes së parakohshme nga jeta e Presidentit Nishani! Kontributet e tij në ndërtimin e shtetit shqiptar shënuan hapa pozitivë në cdo detyrë publike që iu besua e ku shërbeu me dinjitet, si deputet, ministër dhe President. Shqipëria humbi para kohe një njeri të paqtë, një opozitar të vendosur dhe një shtetar të urtë! I qoftë dheu i lehtë e zoti iu dhëntë forcë bashkëshortes, fëmijëve e të afërmëve! Iu prehtë shpirti në parajsë!

Ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ndërroi jetë të shtunën në Gjermani, ku po trajtohej për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Ish presidenti Nishani vuante prej kohësh nga një sëmundje auto-imune dhe gjendja e tij u rëndua nga pasojat e COVID-19.

Bujar Nishani shërbeu si president i Shqipërisë nga viti 2012 deri në vitin 2017

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here