Ndarja nga jeta e Sherif Merdanit, Basha: Zëri i tij kumboi në errësirën e regjimit komunist!

0
144

Kryetari i PD-së Lulzim Basha, me anë të një postimi në “Twitter” ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të këngëtarit të njohur, Sherif Merdani.

Basha thekson se Merdani ishte një disident politik dhe se zëri i tij kumboi për 16 vjet në errësirën e regjimit komunist.

Postimi i kreut të PD-së Lulzim Basha:

Me trishtim mësova lajmin e ndarjes nga jeta të artistit të njohur Sherif Merdani. Sherifi ishte një nga artistët më të spikatur të brezit të tij. Zëri dhe arti i tij kumboi fort dhe në errësirën e regjimit dhe të burgjeve të komunizmit në të cilat ai kaloi 16 vite të jetës.

I shpreh ngushëllimet më të thella familjes, të afërmve, miqve dhe të gjithë komunitetit të artistëve shqiptarë që sot humbën të afërmin dhe mikun e tyre! Shpirti i tij u prehtë ne paqe!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here