Ndërhyet sërish në kalldrëmet e Gjirokastrës

0
146

Pas “masakrës” me kalldrëmin në pjesën muzeale të Gjirokastrës , të cilën “ustallarët e rilindjes” e “shqepën edhe e qepën” pak kohë mëparë ndërsa dështuan , pasi doli me shiun e parë pjesë pjesë, së fundmi “Agjensia e Shërbimeve Publike” në Gjirokastër , i është rikthyer ndërhyrjeve në një pjesë të kalldrëmit nga “Qafa e Pazarit ” duke përfshirë dhe lagjen “Varosh” si dhe në disa zona të tjera të qytetit ku kalldrëmi është degraduar e ka dalë.Kjo me qëllim riparimin e tij , i cili është dëshmi e një pune të dobët .
Kalldrëmet e Gjirokastrës janë elemente të rëndësishëm të trashëgimisë tonë kulturore dhe që identifikojnë qytetin e gurtë.Por përgjatë këtyre viteve qeverisjeje nga “rilindja” është bërë disa herë ndërhyrje por që kanë rezultuar të dështuara.Kalldrëmi është degraduar ,gurët për shkak të cilësisë së dobët të punimeve kanë dalë në sipërfaqe duke u bërë shpeshherë edhe burim aksidentesh për këmbësorët .Nga ana tjetër lëvizja e automjeteve në zonën e Pazarit është ndaluar për shkak të ” ruajtjes” së kalldrëmit të ri të shtruar përgjatë 2019, mos prishet sërish.
Pyetja që lind është se si ka mundësi kalldrëmet e hershme i mbijetuan viteve, kohës , motit, madje dhe mjeteve me tonazh të rëndë ndërsa në pak kohë kalldrëmi i ri ka përfunduar në atë gjendje që është aktualisht? Kush e ka fajin vallë?
Sigurisht që ekspertët e fushës ja lënë fajin cilësisë së punimeve por derisa kjo të bëhet në mënyrën e duhur dhe me elementet përkatëse të nevojshme , kalldrëmet e Gjirokastrës do vazhdojnë të ” shqepen” dhe të ” qepen” duke rrezikuar seriozisht vlerat autentike të trashëgimisë tonë kulturore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here