Nderi i Qarkut për prof Arqile Bërxholin pas vdekjes, pionerit të gjeografisë dhe demografisë shqiptare

0
184

Nderi i Qarkut (pas vdekjes) i është akorduar titulli prof Arqile Bërxholit nga kreu i këtij institucioni Armand Hilaj.

Profesor Bërxholi ka dhënë një kontribut të madh në fushën gjeografike në Shqipëri dhe ky ka qenë momenti, që ai të nderohej me titullin më të lartë, që i akordohet një personaliteti me motivacionin“Për evidentimin, studimin, botimin, promovimin brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë dhe ngritjen lart të vlerave dhe karakteristikave gjeografike, sociale, demografike dhe kulturore të Qarkut Gjirokastër”.

Të pranishëm në ceremoninë e organizuar me këtë rast, kanë qenë bashkëpunëtorë të tij, familjarë, përfaqësues nga Akademia e Shkencave etj. Kryetari i Qarkut të Gjirokastrës Armand Hilaj, ka vlerësuar mjaft figurën e profesor Bërxholit, si një personalitet që nderon jo vetëm Gjirokastrën, por gjithë vendin për kontributin shkencor që ka dhënë në vlerësimin e trevave të ndryshme jo vetëm në Gjirokastër, por në të gjithë Shqipërinë.

Trashëgimia shkencore e profesor Arqile Bërxholit, përmbledh 14 botime dhe monografi, dhjetëra referate dhe studime të ndryshme në fushën e gjeografisë.

Disa muaj më parë, Këshilli Bashkiak i Gjirokastrës, vlerësoi me titullin “Qytetar Nderi” profesor Arqile Bërxholin por në ceremoninë e dhënies së këtij titulli kryebashkiakia Zamira Rami, refuzoi të ishte e pranishme dhe këtë titull, ja dha kryetari i Këshillit Bashkiak.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here