Nderim për fëmijët që humbën jetën, turqit vendosin tullumbace mbi rrënoja

0
125

Tërmeti në Turqi ka bërë bashkë të gjithë botën ku çdokush përpiqet që të jap ndihmën e tij në këtë fatkeqësi që ka përfshirë popullin turk.

Shumë jetë kanë humbur nën rrënoja, ku akoma vazhdojnë operacionet e shpëtimit, me shpresën se mund të ketë ende jetë. Megjithatë humbjet kanë qenë të mëdha dhe shumë fëmijë tragjikisht nuk ja dolën dot. Për këtë arsye qytetarët kanë vendosur të bëjnë nj gjest simbolik në ndër të tyre.

Të udhëhequr nga fotografi Ogun Sever Okur, ata u ngjitën në rrënojat në Hatay dhe vendosën tullumbace në telat metalikë që dilnin nga grumbujt e mbeturinave. Deri më tani kanë humbur jetën më shumë se 46 mijë njerëz ku 41.044 janë raportuar në Turqi dhe 4.966 në Siri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here