
Një 30-vjeçare ka ndërruar jetë në Tiranë 4 ditë pasi kishte lindur në maternitetin “Koço Glozheni”.
Mësohet se 30-vjeçarja solli në jetë foshnjën e saj rreth 5 kg me lindje natyrale. E reja nuk ka shfaqur shqetësime dhe ka kërkuar të shkojë në shtëpi 48 orë pas lindjes.
30-vjeçarja nuk ka pasur as hemorragji apo probleme në lindje. Ajo kishte shfaqur problem debulese dhe ishte paraqitur sërish sot në maternitet.
Aty është vendosur në sallën e reanimacioni ku ka ndërruar jetë. Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së nënës së re.