Ndërron jetë Amir Xhaxho ish i burgosuri politik i diktaturës komuniste

Sot u nda nga jeta ne moshen 82 vjecare libohoviti Amir Xhaxho, njeriu qe kaloi 20 vite ne burgjet e diktatures komuniste, pasi deshironte te jetonte i lire.
Xha Amiri sic e njihnin te gjithe ne Libohove, ishte gojëmbël dhe mendjehapur, ndihmoi sa mundi dhe iu gjend kujtdo ne halle e probleme.
Ai nuk ishte hakmarres, nuk kerkoi poste dhe ofiqe ne demokraci por dha shembullin personal sesi edhe te vuajturit si ai kontribuonin per Atdheun.
Kalvari i nje jete plot vuajtje per te e per familjen e tij ishte deshmia me e gjalle per te gjithe brezat ne Libohove sesi trajtoheshin ata qe donin boten e lire ne diktature.
Xha Amiri u burgos sepse degjonte radion BBC ne moshen 17 vjecare.
Valle nje 17 vjecar sot e koncepton dot nje gje te tille?!
Te qofte dheu i lehte xha Amir, ti durove burgun e padrejtesise, durove brengen e Perendise edhe ne pleqeri, qofsh i parajses!
Fjalet e tua , mesimet e tua, shembullin tend lum kush do i ndjeke!

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment