Ndërron jetë denoncuesi i skandalit financiar të kryetares së LSI në Tepelenë

0
1392

Denoncuesi i skandalit korruptiv dy vjet më parë ndaj kryetares së LSI në Tepelenë Ediola Brahaj, ka ndërruar jetë në Tendën e Lirisë në kryeqytet. Avni Begaj, ish nëndrejtor i Spitalit të Tepelenës, ka ndërruar jetë sot teksa ishte tubuar në Tendën e Lirisë së opozitës. Ngjarja është bërë e ditur nga burimet e PD të cilat kanë vlerësuar kontributin e Begajt i cili ka qëndruar ditë me radhë në protestën e opozitës në kryeqytet. Shkaqet e vdekjes së Avni Begës, kanë qenë natyrale bëjnë të ditura burimet. Vitin e kaluar, Jugunews.net ka denoncuar skandalin e abuzimit financiar me fondet publike të drejtoreshës së Spitalit të Tepelenës Ediola Brahaj njëkohësisht kryetare e LSI dhe gjithashtu kandidate për deputete e LSI në Qarkun e Gjirokastrës. Avni Bega, ka denoncuar këtë skandal me zë dhe figurë dhe me prova shkresore pasi Begaj, ka qenë nëndrejtor i Spitalit të Tepelenës dhe ka denoncuar këtë skandal abuziv financiar me vlerë 80 milion lek me autore kryetaren e LSI në Tepelenë. Denoncimi i këtij skandali, i ka kushtuar atij vendin e punës pasi u shkarkua falë insistimit të Vangjel Tavos dhe me urdhër të firmosur nga kryeministri në ikje Edi Rama. Avni Bega, ishte socialist por besonte tek vlerat demokratike të PD dhe lidershipit të saj pas zhgënjimit nga partia që ishte ndër themeluesit e saj në Tepelenë. Sipas familjarëve të tij, Avniu kishte shumë besim tek fitorja e PD ndaj dhe qëndronte rregullisht në Tendën e Lirisë.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here