Ndërron jetë ish deputeti ,sulmohet nga një ari

0
59

Ish-deputeti i Asamblesë Shtetërore të Yakuta Rusi, Alexandr Krylov, humbi jetën pasi u sulmua për vdekje nga një ari. Lajmi u konfirmua nga shefi i Policisë së zonës Omyakon, Igor Vodovozov. Ish-deputeti, i cili ishte edhe pronar i një firme ndërtimi kishte dalë për gjueti së bashku me disa miq të tij. Krylov ishte duke vozitur me biçikletë në drejtim të fshatit Tomtor, kur një ari i preu rrugën. Ai e qëlloi ariun me armë dhe më pas iu afrua trupit të kafshës. Në këtë moment, një ari tjetër e sulmoi, duke i shkaktuar plagë të rënda, që i sollën vdekjen .

Shkruaj nje koment