Ka ndërruar jetë Resul Zani një prej ish drejtuesve të nomeklaturës komuniste në jug të vendit.
Resul Zani lindur në Gjirokastër nuk ishte përmetar por Përmeti u bë shtëpia e tij e dytë.
Ai u emërua në fillim të viteve ’80 kryetar i Komitetit Egzekutiv i njehësuar sot me postin e kryetarit të Bashkisë.
Mbeti thellë në memorien kolektive të përmetarëve si nje komunist liberal dhe largpamës, si burri me shije e i rrethuar nga estetika. Gjatë kohës kur drejtonte, Përmeti njohu nje boom ekonomik dhe vecanërisht arkitektura, ndërtimet, kultura dhe sportet njohën progres të paparë.
Gjurmët e fantazisë dhe punës së tij u zbatuan nëpërmjet shumë arkitektëve dhe inxhinierëve të talentuar dhe sot kanë mbetur në memorien dhe trashëgiminë e Përmetit.
Hyrja e qytetit, pallati i sportit, kinemaja, banesa të reja, bar restorant Kupola, qendra tregetare Mapo, zgjerimi i qytetit në pjesën jugore janë disa prej veprave që la pas i ndjeri Resul Zani dhe gjithë njerëzit e tjerë të asaj kohe.
Njeriu i punës dhe vullnetit vdiq dje por ndër vite e dekada, cdokush do t’a kujtojë gjirokastritin Resul Zani, përmetarin e natyralizuar në kohë të vështira e të bukura.