Ndërron jetë ish mjeshtri i basketbollit gjirokastrit

0
57

Pedagogu i Shkencave te Komunikimit ne Universitetin e Tiranes Roland Bejko, permes nje statusi ne rrjetin social FCB, ka ndare me miqte e tij, lajmin e ndarjes nga jeta te Sulë Beqirit, njerit prej edukatoreve nder breza te lojerave me dore ne qytetin e Gjirokastres.

Zoti Bejko ka ndare dhimbjen me dashamiresit e tij ne rrjetin social dhe njekohesisht ka evidentuar kontributin e profesor Sules ne masivizimin e sportit te basketbollit nder breza. Bejko nderkohe ka ngushelluar femijet e profesor Sules per kete humbje te njeriut te tyre te dashur.

Statusi i plote i Roland Bejkos.  

Një lajm i keq

Me keqardhje njoftoj gjithë miqtë dhe dashamirësit se pak çaste më parë u nda nga jeta pas një sëmundje profesori dhe miku ynë, Sulë Beqiri.

Profesor Sula është një personalitet me kontribute të mëdha në sportin e basketbollit në qytetin e Gjirokastrës. Është edukatori i sa e sa brezave në pregatitjen fizike dhe sportive. Është nga ata intelektualë që së bashku me bashkëshorten e tij të mirë, Drita, dukej sikur mezi e prisnin shembjen e diktaturës komuniste. Një demokrat i palëkundur, fjalë pak, tolerant dhe zemërgjerë me të gjithë.

Vetëm para disa ditësh këshilli bashkiak i Gjirokastrës qyteti që aq shumë e deshi , e nderoi me titullin e denjë “Qytetar Nderi”për meritat e tij në fushën e sportit dhe të edukimit fizik.

Profesor Sula që nga nesër do ti mungojë familjes ; bashkëshortes, dy fëmijve të tij të dashur Ketit e Benit , miqve dhe dashamirësve të shumtë.

Ja që edhe sportistët janë të vdekshëm si të gjithë ne!

Lamtumirë Profesor i dashur, ti që na mësove si të rendnim, të vraponim, të guxonim, të mos thyheshim, të çoheshim kur rrëzoheshim, të mos qanim kur vriteshim, të mos humbnim, por të fitonim gjithmonë jo vetëm në sport, por edhe në jetë ! Ti nëpërmjet sportit kalite tek ne të ardhmen e personalitetit tonë, karrakterin dhe dinjitetin. Të jemi mirënjohës.

Të qoftë dheu i lehtë, miku ynë !

Jam besimplotë se njerëzve pa mëkate në të gjallë, zoti do t’ju rezervojë parajsën.

I paharuar do të jesh për nxënësit e tu të shumtë !

Lamtumirë!

Ps. Varimi ditën e shtunë, ora 11 00 në Tufinë.

Shkruaj nje koment