Ndërron jetë në moshën 74-vjeçare ikona e gazetarisë sportive, Vladimir Grillo

0
161

Ndërron jetë në moshën 74-vjeçare ikona e gazetarisë sportive, Vladimir Grillo.

Mësohet se ish komentatori i eventeve sportive në RTSH vuante prej dy vitesh nga një sëmundje e rëndë, ndërsa lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka dhënë gazetari i RTSH-së, Defrim Methasani.

“Shuhet ikona e ekranit per sportin Vladimir Grillo, gazetari dhe komentatori me të cilin ndava 25 vite të jetës sime. Humba një mik të shtrenjtë, ashtu si familja Grillo njeriun më të dashur të saj. Vërtet dhimbje e madhe. Rtsh humbi simbolin sportiv dhe të mikrofonit. Sëmundja e rëndë e rrëzoi mjeshtrin e fjalës dhe komentit në moshën 74 vjeçare. U prehtë në paqe. Mungesa e tij do të na shoqëroj gjithë jetën!”, shkruan gazetari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here