Nderron jete shkrimtari i njohur Milan Kundera

0
101

Nga Milazim Krasniqi

Ka vdekur shkrimtari Milan Kundera
Mediet kanë njoftuar se shkrimtari çek Millan Kundera ka vdekur në moshën 95 vjeçare. Kundera ka ikur nga Çekosllovakia në vitin 1975 dhe tërë jetën ka qëndruar në Francë. Kundera është shembull i dhimbshëm i viktimave të komunizmit, sepse jo vetëm që ka qenë i detyruar të emigronte, po edhe e kanë denigruar me shpifje e etiektime në atdheun e vet.
Letërsia që ka shkruar Kundera është unike. Romanet e tij “Shakaja” dhe “ Lehtësia e papërballueshme e ekzistencës” janë kryevepra të letërsisë evropiane të shekullit XX. Kundera ka vite që ka qenë tërësisht i tërhequr nga jeta publike. Kundera do të mbetet një shkrimtar që gjithnjë do të jetë pikëpyetje mbi moralin e Akademisë Suedeze se pse nuk i është dhënë Çmimi Nobel për letërsi.

Shkruaj nje koment