Ndërtesat pa leje do të konfiskohen, Balluku: Do t’u jepen qytetarëve

0
255

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, bëri publik vendimin e Këshillit të Ministrave lidhur me konfiskimin e ndërtesave me shtesa pa leje.

Balluku deklaroi se ndërtesat e konfiskuara do t’iu jepen qytetarëve të cilët janë të përfshirë në procesin e shpronësimeve.

“VKM e titulluar për rregullat për konfiskimin për interes publik për ndërtimet pa leje me qëllim fitimi. Për të qenë më specifike për aktin që do të ketë dhe komunikime të tjera publike, ka t bëjë me të gjitha ndërtesat pa leje ose siç ka trend për ndërtimin e shtesave mbi lejet që janë dhënë nga Bashkitë. Kjo kohë ka mbaruar. Ky lloj trendi shumë i zhvilluar ka një lloj sjellje që pavarësisht se leja mund të jetë 7 kate, i bëjmë dhe 3 sipër për t’i legalizuar më pas.

Të gjitha ndërtesat që kanë këtë lloj specifike do të konfiskohen për përdorim publik. Do t’i jepen atyre qytetarëve që preken nga projektet publike ose do të përdoren si fonde për të shpronësuar të gjithë qytetarët të cilët sërish preken nga projektet publike. I gjithë ky proces është i gjatë por ka qëllim dekurajimin e kompanive ndërtuese që shkelin ligjin dhe duke qenë nën mbikëqyrjen e institucioneve tona. Për çdo ndërtesë, e cila tashmë rezulton se ka shkelur lejen apo për cdo ndërtesë pa leje, do të ketë investigim për ato institucionet që kanë si detyrë kontrollin e territorit dhe kjo gjë ka ndodhur nën hundën e tyre pasi ne identifikojmë se ka edhe një tolerancë nga vetë institucionet për t’i lënë kompanitë në abuzim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here