Ndeshja e Romёs me Feyenoord paraprihet nga episode tё dhunshme nё kryeqytet

0
402

Vigjilja e ndeshjes paraprihet  nga njё sherr  mes holandezёve dhe italianёve  ku një 45-vjeçar shqiptar mbeti i plagosur rëndë në kokë  me njё karrike dhe u dërgua në spital, brenda zonës së tifozëve ku ndodheshin një grup ultras holandez. 

  Nëntë tifozë të Feyenoord u dërguan në stacionin e policisë për hetim.

 Tifozët e Feyenoord nuk janë qetësuar, duke u nisur me shkopinj drejt zonës së stadiumit. Policia konfirmoi se ka pasur “tre raste përplasjesh”, në dy prej të cilave ka pasur përplasje, me rrahje dhe gjuajtje gurësh, mes efektivëve të rendit dhe mbështetësve nga Holanda.

 Kanë ndodhur episode tё tjera dhune  në një nga zonat e jetës së natës në Tiranë, disa qindra metra larg selisë së qeverisë, në rrugën Mustafa Matohiti, poshtë shtëpisë së kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

200 huliganë holandezë u përballën me policinë, duke përdorur shkopinj dhe duke gjuajtur me gurë ndaj oficerëve, dy prej të cilëve u plagosën. 

Të tjera incidente mes agjentëve të Feyenoord dhe ultrasve kanë ndodhur pranë selisë qendrore të policisë në Tiranë, në një nga zonat qendrore të kryeqytetit.

Dy italianë, me sa duket tifozë të Romës, janë në spital pasi janë përfshirë në përplasjet me policinë në Tiranë.  Njëri ka pësuar lëndime në fytyrë, tjetri nga trauma në kokë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here