Ndihmonte trafikantët shqiptarë, dënohet me burg avokati në Belgjikë

0
90

Ish-avokati penal i Antwerp në Belgjikë, Sahil Malik, është dënuar me 5 vite burg, pasi akuzohet se ka ndihmuar kartelet të trafikojnë kokainë.

“Sahil Malik abuzoi rëndë me pozitën e tij si avokat dhe ofroi shërbime të gjera për një organizatë kriminale në importin e kokainës nga porti i Antwerpit”, thuhet në vendim.

“Ai u pagua shumë për këtë. Është e qartë se ai po kërkonte vetëm përfitime të mëdha financiare dhe nuk kujdesej për rreziqet e veprimeve të tij.”, thuhet më tej.

Bisedat me shqiptarët
Mes tyre ishin edhe mesazhet nga një farë “Sher”. Më 2 maj 2020, një trafikant shqiptar pyeti “Sher” nëse mund të mësonte se çfarë ndodhi me një ngarkesë kokaine që u kap në kalatën 1742. “Sher” u përgjigj se kishte pyetur një pensionist, gruaja e të cilit punonte ende në port. Ai mund të vinte shqiptarin edhe në kontakt me sulmuesit, nëse dëshironte. Në biseda të tjera ai sugjeron se kishte kontakte në doganë që mund të kontrollonin nëse kontejnerët ishin përzgjedhur për skanerin apo jo.

Në fund, “Sher” dërgoi një artikull në gazetë në lidhje me sekuestrimin dhe kërkoi 25,000 euro për të.
“Unë isha “Sher”, pranoi Malik pas arrestimit të tij. Sipas vendimit të gjykatës penale të Antëerp, ai ishte në dijeni të aktiviteteve të një karteli droge, madje ishte përfshirë në mënyrë aktive në të. Me kërkesë të drejtuesve, ai mori mbrojtjen e anëtarëve të bandës, vetëm për të pasur mundësi të shikonte dosjen penale dhe t’i kalonte informacione kartelit. Ai u dërgonte mesazhe klientëve të tij dhe ishte një ndërmjetës për mbështetje financiare. Mësohet se avokati informoi klanin nëse një nga klientët e tij nuk i përmbahej të drejtës për të heshtur dhe vazhdonte të fliste me policinë.

Në këmbim donte të paguhej shumë, të cilën e quante “qull”. “E gjithë dosja është në kosh,” tha “Sher” më 18 shtator 2020, kur ai fitoi një proces gjyqësor. “Shpresoj që miqtë tuaj të kenë të drejtë dhe të vijnë me një çantë të madhe sportive.”. Në një rast, Malik është paguar nga kontakti i tij shqiptar me një orë Rolex, për të cilën thuhet se vlente 32 mijë euro. Hetimi nga gjykata e Antëerp zbuloi se ishte një kopje e falsifikuar pa vlerë.

Shkruaj nje koment