Ndikimi i ndotjes tek sëmundjet mendore

0
51

Ajri i ndotur vlerësohet se është një nga arsyet se përse miliona njerëz në botë vuajnë nga probleme shëndetësore fizike, por edhe mendore.

Së fundmi, niveli i ndotjes në Indi ka arritur të bëhet kryelajm në median botërore. Por Shqipëria është në një renditje me Indinë sa i përket ndotjes së ajrit, në një studim të publikuar nga Numbeo.

Gazeta gjermane BILD shkruan se një studim i gjerë në këtë fushë sjell rezultate të frikshme.

Studiuesit e Universitetit të Çikagos kanë zbuluar se cilësia e ajrit ndikon ndjeshëm në shtimin e sëmundjeve mendore. Ata kanë studiuar të dhëna për mbi 151 milionë njerëz.

Nga të dhënat e marra në SHBA dhe Danimarka, diçka rezulton me siguri: Mundësia për t’u prekur nga çrregullimet bipolare shtohet ndjeshëm në zonat me ajër të ndotur.

Po kështu rritet mundësia për t’u prekur nga depresioni i rëndë dhe çrregullime të personalitetit.

Në Danimarkë u zbulua se rreziku për t’u prekur nga skizofrenia shtohet me 148 përqind në zonat e ndotura.

Shkruaj nje koment