Ndikimi i përdorimit të internetit në shëndetin mendor, ekspertët: Adoleshentët kthehen në persona të dhunshëm

0
138

Zgjerimi me shpejtësi i internetit vitet e fundit në Shqipëri, shtrirja dhe përdorimi i tij nga individë, shërbimet sociale, institucionet shtetërore, bizneset dhe familjet, kanë ndikuar në jetën sociale dhe ekonomike të vendit.

Të dhënat zyrtare nga INSTAT, bazuar në Anketën e Përdorimit të Teknologjisë së Informacionit për vitin 2022, tregojnë se rreth 83% e popullsisë, nga mosha 16-74 vjeç, janë përdorues të internetit dhe se 91,6% prej tyre e përdorin internetin disa herë gjatë ditës.

Kjo shtrirje e gjerë e internetit, sipas mjekut neuro-psikiatër Gjon Preçi, përveç anëve pozitive në zgjerimin e komunikimit dhe informacionit, po shfaq në disa raste pasoja fizike dhe mendore, sidomos tek adoleshentët, që janë edhe përdoruesit më të mëdhenj të internetit dhe rrjeteve sociale.

Sjell pasoja të shëndetit mendor pasi këta njerëz bëhen shumë të izoluar dhe, nganjëherë, ata marrin mesazhe të gabuara nga disa video-lojra, ku ata tentojnë t’i aplikojnë në jetën e tyre reale. Bëhen fëmijë të dhunshëm, njerëz të izoluar dhe, është masiv krijimi i miqve online, ndërkohë që miqtë fizikë, kontakti fizik, kontakti social, po shkojnë gjithnjë duke u izoluar, paksuar dhe njerëzit bëhen gjithnjë e më shumë autikë”, thotë ai.

Varësia nga interneti dhe përdorimi i internetit të pasigurtë nga fëmijët dhe adoleshentët, sipas mjekut Preçi lë pasoja për shëndetin mendor.

Ndoshta ne si shoqëri kemi një defekt, kemi shumë raste kur prindërit shikojnë televizor bashkë më fëmijët, shikojnë filma serial, ose përfshihen në video-lojra bashkë me fëmijët. Dhe kjo përbën njëlloj infeksioni, një epidemi sociale ku ky brez i ri rritet me një ndikim mjaft negativ nga mesazhet apo informacionet që merr, të cilat janë edhe të pakontrolluara dhe të pashëndetshme për shëndetin e tij mendor”, thotë mjeku Preçi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here