Ndizet pema e Vitit te Ri, Rami nxjerr me detyrim administratën e Bashkisë ne shesh

0
473

Pema e Vitit të Ri, është ndezur mbrëmjen e sotme, nën një mot të ftohtë. Halli për fshesë nga puna, ka detyruar dhjetëra punonjës të administratës së Bashkisë së Gjirokastrës dhe familjarëve të tyre, të dilnin në acarin e sotëm, për të mbushur sheshin para pemës së Vitit të Ri, pasi në të kundërt, do t’i thoshin lamtumirë pagës mujore. Punonjës të Bashkisë kanë pranuar për Jugunews.net se ishte dhënë urdhër për paraqitjen e tyre dhe të familjarëve mundësisht me fëmijë të tyret apo të komshinjve, në aktivitetin e sotëm të ndezjes simbolike të pemës së Vitit të Ri, pasi në të kundërt, do merrnin vërrejtje të rëndë për shkarkim nga puna. Gjithësesi, sheshi ka qenë i boshatisur duke refuzuar urdhërin e kryebashkiakes Rami. Megjithatë, kjo nuk e ka penguar zonjën Rami që mes shkujdesjes dhe zemërimit platea para turizmit nuk po mbushej, të “rrëmbente” një fëmijë dhe ta mbante në krahë aq minuta sa përshëndeti të pranishmit. Pastaj, një koncert me interpretues të vegjël ku ishte i vetmi argëtim në sytë e njerëzve. Simbolika e ndezjes së pemës së Vitit të Ri, është organizuar për herë të parë nga ish kryebashkiaku Flamur Bime 10 vjet më pare, duke e trashëguar Rami edhe për dy ceremoni të tjera si kryebashkiake që i ngelen deri në mbarimin mandatit në qershor të 2019.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here