Ndodh cudia në Kakavije, polici nuk korruptohet me 10 euro

Rastet e rryshfeteve karshi policëve në Gjirokastër, nuk kanë të ndalur. Një 29 vjecar, ka tentuar t’i japë rryshfet 10 euro, një punonjësi të Policisë së Kakavijes dhe ky veprim, e ka cuar atë në arrest. Kanë qenë specialistët e Seksionit Kundër Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, ata që prangosën në flagrancë Gentjan Vasku nga Durrësi. Arrestimi i tij, u krye pasi në momentin e dhënies së pasaportës kontrollorit të policisë, durrsaku ka futur në brendësi të pasaportës dy kartomedha 5 €. Vasku ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë Kufitare me qëllim që ky shtetas të mos rregjistrohej në Sistemin TIMS. Për këtë rast, materialet i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës veprime të mëtejshme dhe ndaj tij, rëndon vepra penale e korrupsionit aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment