Ndodh edhe kjo: Majmuni kap me shpulla punonjësit e bashkisë në Sarandë

0
63

Mëngjesin e sotëm një telefonatë ka alarmuar punonjësit e Policisë Bashkiake Sarandë dhe stafin e bashkisë së këtij qyteti.

Sipas Saranda Web, një telefonues ka raportuar se në zonën e Fushës së Patates kishte parë një ari.

Menjëherë policët bashkiakë dhe stafi i bashkisë ka organizuar operacionin për neutralizimin e ariut.

Por pasi kanë mbërritur në zonën e Fushës së Patates, punonjësit e Bashkisë Sarandë kanë vënë re se nuk kishin të bënin me një ari, por me një majmun.

Shkruaj nje koment