Ndodh në Gjirokastër, mbesat kërkojnë urdhër mbrojtje nga gjyshja dhe xhaxhai

0
1079

Dhuna psikologjike brenda familjes po merr trajta alarmante në Gjirokastër.

Dy urdhëra mbrojtjeje janë cikluar dje nga oficerët e policisë gjyqësore në Gjirokastër.

Rasti i parë i përket një 20 vjecareje e cila ka kërkuar nga Policia e Gjirokastrës, urdhër mbrojtje, pasi xhaxhai i saj I.XH 51 vjec, ka ushtruar dhunë psikologjike nga studentes V.A. Nuk dihen detajet e mëtejshme të kësaj ngjarjeje, por mësohet se mbesa, e ka denoncuar xhaxhanë e saj pasi ky i fundit, i kërkonte llogari përse shoqërohej me individë të dyshimtë përdorues droge.

Ndërsa rasti i dytë i përket një 18 vjecareje, e cila është dhunuar psikologjikisht nga gjyshja e saj.

Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë kur D.M. 18 vjece është paraqitur në Policinë e Gjirokastrës ku ka kërkuar urdhër mbrojtjeje ndaj gjyshes së saj 63 vjecare E.M.

Mësohet se gjyshja e saj, ka kërkuar nga mbesa disa herë që të mos vonohej mbrëmjeve dhe në shumë raste, ajo e kishte kërcënuar.

Për këtë arsye, 18 vjecarja e denoncoi këtë rast në polici, ku kjo e fundit ka referuar rastin në fjalë në Gjykatën e Faktit, për të kërkuar urdhër mbrojtjeje ndaj gjyshes.

Shkruaj nje koment